Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Behgjet Pacolli, nuk ka
hequr dorë nga ideja për krijimin e një tregu të përbashkët në mes të
Kosovës dhe Shqipërisë.
Në një intervistë për “Epoka e Re”,
ai ka thënë se shumë shpejtë këtë ide do ta prezantojë edhe para
kabinetit qeveritar, në mënyrë që të fillojë implementimi i këtij
projekti.Pacolli ka thënë se për t’u realizuar kjo ide, e ka marrë edhe mbështetjen e kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, si dhe të kryeministrit në ardhje të Shqipërisë, Edi Rama.
“Dy qeveritë, kjo e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë, duhet të bashkëpunojnë mes vete. Jemi një komb i vogël për të pasur ndarje”, ka thënë Pacolli.
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου