CEZ nis ndërprerjen, borxhi i institucioneve 65 milionë dollarë- CEZ
Shpërndarje ka nisur ndërprerjen e energjisë elektrike për
institucionet buxhetore dhe jobuxhetore debitore ndaj kompanisë, pas
paralajmërimit të bërë një javë më parë. Së bashku me këtë proces ka
ardhur e zbardhur edhe lista e borxhlinjve të kompanisë së shpërndarjes,
ku rekord mban Albpetroli. Në total detyrimi i kompanisë së prodhimit
dhe nxjerrjes së naftës në vend arrin plot 652 milionë lekë. Më pas
vijnë Ujësjellësi i Durrësit dhe ai i Vlorës, me respektivisht 468
milionë lekë dhe 395 milionë lekë debi dhe princiapal së bashku. Për
ujësjellësit kompania ka bërë ndërprerjen e energjisë vetëm në zyrat
administrative, dhe jo për pjesën që lidhet me furnizimin me ujë të
qytetarëve. Në total, gjithë borxhi i institucioneve buxhetore dhe
jobuxhetore arrin 65 milionë dollarë.
Në një njoftim për shtyp, kompania e shpërndarjes bën me dije se institucioneve që iu është ndërprerë energjia nuk do të kenë furnizim deri në momentin që nuk shlyejnë detyrimin.
“CEZ Shpërndarje shpreh vendosmërinë për të mos furnizuar me energji elektrike asnjë nga institucionet debitore derisa ata të paguajnë detyrimet e tyre. CEZ Shpërndarje garanton qytetarët se kjo kompani do të trajtojë me të njëjtin standard abonentët privatë dhe shtetërorë, duke furnizuar me energji ata që paguajnë energjinë dhe duke prerë çdo lidhje për ata që nuk paguajnë energjinë”, thuhet në njoftimin e CEZ-it. Nga detajimi i borxhit dhe institucioneve rezulton që shuma prej 65 milionë dollarësh është e akumuluar që nga vitit 2007.
Burimi: (panorama.com.al)
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου