VLORE - Dhjetëra telefonata mbërrijnë çdo ditë në
sallën operative të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Vlorë, por jo për
të denoncuar akte kriminale apo persona. Qytetarë të shumtë, kërkojnë që
Policia e Vlorës të afishojë fotografinë e autorit të dyshuar të
masakrës së ndodhur në plazh më 28 korrik. Kjo pas shpërblimit prej 10
mijë dollarësh që Policia e Vlorës ka vënë në dispozicion të çdo
qytetari që jep informacion të vlefshëm për 22-vjeçarin Delin Hajdaraj.
Por pavarësisht kërkesave, drejtues të Policisë së Qarkut Vlorë
përgjigjen se publikimi i fotos së 22-vjeçarit është i pamundur. Kjo
pasi vihet në rrezik gjithë hetimi për masakrën e ndodhur në plazhin e
njohur si “Kalaja”, ku mbetën të vrarë tre pushues të pafajshëm.
17-vjeçari Serdi Bajlozi, 34-vjeçari Sokol Isufaj dhe 53-vjeçarja Diana
Ademi u vranë me plumba rikoshet pas një sherri mes të rinjsh.
REAGIMI
Kërkesës së qytetarëve të shumtë për publikimin e fotos së njeriut më të kërkuar momentalisht në të gjithë jugun e Shqipërisë, për vrasje të trefishtë, Policia e Vlorës i është përgjigjur me një ‘JO’ të madhe. Me arsyetimin se rrezikohet e gjithë kjo çështje. Sipas drejtuesve të policisë, pavarësisht se në këto momente fotoja e 22-vjeçarit Delin Hajdaraj ndodhet në xhepat e të gjithë efektivëve, ajo nuk mund të publikohet pasi më parë do të bëhet paraqitja për njohje me dëshmitarët e vendit të ngjarjes. Në të kundërt, identifikimi nga ana e dëshmitarëve pas arrestimit, mund të hidhet poshtë nga avokati në sallën e gjyqit.
Nga ana tjetër qytetarët të nxitur edhe nga shpërblimi shprehen se publikimi i fotos apo një identikit i 22-vjeçarit do të ndihmonte policinë që ta kapte më shpejt. “Unë kam telefonuar dhe kam kërkuar që të publikohet fotoja e autorit, por më thanë që kjo gjë është e pamundur pasi do prishte hetimet. Mendoj se është më mirë të publikohet pasi kështu do zbulohet më shpejt”, shprehet një qytetar i Vlorës. Megjithëse zyrtarisht drejtuesit e Policisë së Vlorës, shprehen se është e pamundur të publikohet, ka edhe efektivë që mendojnë se me shpërblimin prej 10 mijë dollarësh, por edhe me dashamirësinë e qytetarëve nëse do të ishte publikuar fotoja kjo do të ndihmonte hetimin. Për kapjen e 22-vjeçarit Delin Hajdaraj është angazhuar e gjithë struktura policore në jugun e vendit.
Në vëzhgim mbahen sidomos pikat kufitare, në rast të një tentative nga ana e autorit për të kaluar në mënyrë ilegale. Blutë e Vlorës kanë arrestuar për “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtje pa leje”, 18-vjeçarin Leo Osmëni. Por adoleshenti ka deklaruar në polici se ka qenë shoku i tij Delin Hajdaraj ai që ka qëlluar me kallashnikov, pas thirrjes së tij.

Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου